Ukraina tërheq pajisjet ushtarake nga Krimeja

Bota

Ukraina tërheq pajisjet ushtarake nga Krimeja

Më: 19 prill 2014 Në ora: 18:39

Ukraina është duke larguar luftanijet nga Krimeja, pas aneksimit të gadishullit nga Rusia, muajin e kaluar.

Zyra e presidentit të përkohshëm të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se anijet do të vendosen në qytetin port të Odesës.

Ukraina është duke tërhequr edhe pjesën tjetër të pajisjeve ushtarake nga Krimeja, përfshirë helikopterët ushtarakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat