13 militantë të vrarë nga sulmi në Jemen

Bota

13 militantë të vrarë nga sulmi në Jemen

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:54

Një sulm ajror ka vrarë sot së paku 13 militantë të dyshuar të Al Kaidës në pjesën qendrore të Jemenit.

Sulmi në provincën al-Bayda ka pasur në shënjestër disa automjete të militantëve.

Disa raporte thonë se tre civilë në një makinë tjetër janë vrarë po ashtu.

Natyra e sulmit ajror është e paqartë, por Shtetet e Bashkuara kanë kryer disa sulme të telekomanduara në të kaluarën, kundër militantëve në Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat