Rrëmbehen dy punëtorë të UNICEF-it në Pakistan

Bota

Rrëmbehen dy punëtorë të UNICEF-it në Pakistan

Më: 19 prill 2014 Në ora: 13:46

Policia në Pakistan thotë se persona të armatosur kanë rrëmbyer dy punonjës lokalë të Fondacionit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë – UNICEF.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Karaçi.

Të rrëmbyerit janë identifikuar si Sami Navaz dhe Farrukh Saleem.

UNICEF-i nuk ka dhënë ende asnjë koment.

Karaçi është qendra financiare e Pakistanit dhe ka një popullsi prej 18 milionë banorësh.

Shumë lagje të tij konsiderohet se janë bastione të talibanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat