Bullgaria çmonton gypat e gazsjellësit rus

Bota

Bullgaria çmonton gypat e gazsjellësit rus

Më: 19 prill 2014 Në ora: 11:31

Bullgaria ka nisur çmontimin e gypave të gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut” që kalon përmes këtij vendi.
Vendimi i autoriteteve bullgare është ndërmarrë menjëherë pasi Parlamenti Evropian vendosi që projekti “Rrjedha e Jugut” të mos implementohet nga vendet anëtare të BE-së, lajmëruan mediat bullgare.

Nisja e punimeve të gazsjellësit rus në Bullgari u bë në tetor 2013 përmes një ceremonie zyrtare, ndërsa në ceremoni ishin edhe krerët më të lartë shtetëror rus si dhe përfaqësuesit kryesor të “Gazpromit” rus. (INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat