Kore J.: Arrestohet kapiteni i anijes së mbytur

Bota

Kore J.: Arrestohet kapiteni i anijes së mbytur

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:45

Kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit të anijes së mbytur në Korenë e Jugut, janë arrestuar.

Kapiteni Lee Joon-seok përballet me akuzat për neglizhencë të detyrës dhe shkelje të ligjit detar.

Incidenti ka ndodhur më 16 prill, duke lënë 270 njerëz ende të zhdukur.

Së paku 28 njerëz janë konfirmuar të vrarë, ndërsa 179 të tjerë janë shpëtuar.

Shumica e pasagjerëve kanë qenë nxënës të shkollës së mesme.

Hetuesit kanë thënë se kapiteni nuk ka qenë pranë timonit, në kohën e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat