SHBA kërcënon Rusinë me sanksione të ashpra

Bota

SHBA kërcënon Rusinë me sanksione të ashpra

Më: 19 prill 2014 Në ora: 08:49

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar Rusinë për sanksione më të ashpra ekonomike në rast mosrespektimi të marrëveshjeve të reja të arritura gjatë se enjtes në Gjenevë.
Kremlini reagoi menjëherë, duke akuzuar SHBA-të se po e trajtojnë Moskën si të ishte një “nxënës fajtor”.

Susan Rice, këshilltarja e Presidentit Barack Obama tha në një deklarata shtypi në Shtëpinë e Bardhë se SHBA-të dhe Perëndimi do të marrin menjëherë masa për sanksione shtesë në rast mos përmbushje të detyrimeve nga marrëveshja e arritur.

“Në rast përshkallëzimi të situatës në Ukrainë si edhe të lëvizje të trupave nga Moska, atëherë kjo do të kishte kosto të lartë për Rusinë pasi sanksionet do të godisnin sektorë shumë të rëndësishëm të Rusisë”, deklaroi Susan Rice.

Duke iu drejtuar Parlamentit të premten Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arsenji Jacenjuk tha se është hartuar projektligji i amnistisë për ata që do të dorëzojnë armët dhe do të dalin nga ndërtesat qeveritare”.

Bashkë me presidentin, Oleksander Turcinov bënë thirrje për unitetin kombëtar dhe premtuan të përmbushin disa prej kërkesave të protestuesve në lindje të vendit; u zotuan se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe dhënien e më shumë kompetencave- këshillave lokale, përfshirë edhe gjuhën, një prej kërkesave kyçe të rusisht-folësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat