Alarmi amerikan

Bota

Alarmi amerikan

Më: 19 prill 2014 Në ora: 07:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë që nga mbarimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, zyrtarisht e shpallin këtë shtet me rrezik potencial nga grupet ekstremiste fetare.

Mesazhi që përcolli Byroja për Siguri e Departamentit të Shtetit Amerikan të premten, duke ju bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të kenë kujdes gjatë festimit të Pashkëve nga kërcënimet e mundshme ndaj tyre, është vlerësuar si dhënie alarmi institucioneve të Kosovës.

Kjo letër ka alarmuar edhe vet Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) të cilët bënë thirrje për parandalimin e grupeve që rrezikojnë tolerancën fetare. Edhe njohës të studimeve islame janë të alarmuar nga ky mesazh, ata vlerësojnë se kjo letër është njollë e zezë për Kosovën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat