Djali që vodhi dokumentet e FBI'së përshkruan gjënë më shokuese që kishte gjetur

Bota

Djali që vodhi dokumentet e FBI'së përshkruan gjënë më shokuese që kishte gjetur

Më: 18 prill 2014 Në ora: 22:43

Në vitin 1971, Keith Forsyth dhe shtatë aktivistë të tjerë, thyen zyrat e FBI në Pennsylvania dhe vodhën mijëra dokumente që zbulonin abuzimin e forcës nga ana e agjencisë.
Programi i FBI i spiunimit, u përpoq të krijonte shpifje për organizatat duke filluar nga Martin Juther King Jr, deri te studentët në protestat ani-Vietnam.

Kështu, Forsyth, zbulon programin më shokues të zbuluar nga dokumentet e vjedhura: fakti që FBI kishte informatorë në pothuajse çdo institucion vendor.

Së fundi, autorët e kësaj vjedhje kanë zbuluar identitetin e tyre, pak para se të publikohet dokumentari "1971".

Forsyth tha se vendosi të tregonte publikisht për vjedhjen, pasi beson se kjo do të kontribuojë në të pasurit e një dialogu rreth mbrojtjes së privatësisë dhe pushtetit të qeverisë.

Ai tha se një nga gjetjet më tronditëse të operacionit të tyre ishte zbulimi se sa shumë FBI kishte spiunuar qytetarët e thjeshtë.

Ndërkohë, Forsyth duke tërhequr paralele mes tyre dhe Edward Snowden, tha se tani ka lëvizje më masive në kërkimin e përgjegjësisë nga ana e qeverisë për aksionet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat