Seperatistët pro-rusë injorojnë marrëveshjen e paqes për Ukrainës, refuzojnë të lirojnë ndërtesat e okupuara

Bota

Seperatistët pro-rusë injorojnë marrëveshjen e paqes për Ukrainës, refuzojnë të lirojnë ndërtesat e okupuara

Më: 18 prill 2014 Në ora: 21:32

I vetë-deklaruari lider i seperatistëve pro-rus në lindje të Ukrainës, Denis Pushilin, thotë se nuk konsideron që burrat e udhëhequr nga ai të lirojnë ndërtesat e okupuara ukrainase për shkak të një marrëveshjeje në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov "nuk ka nënshkruar asgjë me ne, ai nënshkroi në emër të Federatës Ruse", u tha ai gazetarëve, duke theksuar se ai është përfaqësues i Republikës së popullit të Donetsk.

Pushilin tha se po planifikojnë për 11 maj për të mbajtur një referendum për autonomi nga Kievi.

Pro-rus të armatosur po vazhdojnë në të mbajnë të okupuara ndërtesa publike në Ukrainë.

Ndërkohë, ditën e djeshme në Gjenevë, u arrit marrëveshja për krizën e Ukrainës, në mes të Rusisë, Ukrainës, BE-së dhe SHBA'e.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat