Momenti kur kapiteni i anijes së përmbysur në Korenë Jugore ia mbath nga anija që drejtonte (Video)

Bota

Momenti kur kapiteni i anijes së përmbysur në Korenë Jugore ia mbath nga anija që drejtonte (Video)

Më: 18 prill 2014 Në ora: 21:28

Kapiteni i anijes së Koresë Jugore e cila u përmbys të mërkurën, është arrestuar pasi ishte fotografuar duke ikur nga anija në mes të fatkeqësisë e cila la të paktën 28 persona të vdekur dhe qindra të zhdukur.
Lee Joon, 68 vjeç, ishte kapiteni që udhëhiqte anijen me 475 pasagjerë.

Sipas fotografive të publikuara, Lee ishte një nga të parët që u largua nga anija. Ai mund të shihet qartë, duke u larguar nga anija.

Prokurorët kanë konfirmuar sot se kanë pyetur gjykatën në Korenë e Jugut për arrestimin e tij, sikurse për dy nga anëtarët tjerë të bordit.

Ndërkohë është zbuluar se ai nuk ishte afër timonit, në kohën kur ndodhi fatkeqësia dhe u përmbys anija, duke i lënë udhëheqjen zëdhënësit të tij të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat