Duma ruse kërkon falje për ofendimet e ligjvënësit

Bota

Duma ruse kërkon falje për ofendimet e ligjvënësit

Më: 18 prill 2014 Në ora: 19:24

Duma ruse i ka dënuar sot veprimet e ligjvënësit Vladimir Zhirinovsky, i cili gjatë një paraqitje ka përdorur fjalë fyese dhe ofenduese.

Zdhënësja e kryetarit të dumës ruse Sergei Naryshkin, Yevgenia Chugunovaka bërë me dije sot se iu kërkojnë falje të gjithë gazetarëve për veprimet e Zhirinovsky.

Gjatë paraditës së sotme, Zhirinovskyi ka fyer disa gazetarë duke përfshirë edhe një grua shtatzënë.

Duma ruse sipas zëdhënëses, e ka caktuar një komision të etikës që të merret me këtë rast.

Zhirinovski i cili e drejton Partinë Demokratike për një Rusli liberale është kritikuar shumë shpesh në lidhje me disa deklarata të tija, që janë vlerësuar si deklarata fyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat