Moldavia pret reagimin rus rreth Transdniesterit

Bota

Moldavia pret reagimin rus rreth Transdniesterit

Më: 18 prill 2014 Në ora: 19:21

Qeveria e Moldavisë thotë se është duke e pritur reagimin e Rusisë pas kërkesës që Rusisë ia kanë bërë ligjvënësit e rajonit moldav Transdniester.

Ministrja e jashtme e Moldavisë, Natalia Gherman i ka bërë këto komente gjatë një intervsstë të dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Një ditë më parë, ligjvënësit e Transdniesterit kanë kërkuar nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, nga parlamenti rus, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga OSBE-ja që ta njohin pavarësinë e regjionit rus-folës në Moldavi.

Kërkesa për njohje është bazuar në një referendum të vitit 2006.

Gherman iu ka bërë thirrje të gjitha palëve, që të përmbahen nga deklaratat e panevojshme dhe veprimet që mund të rrezikojnë procesin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Transdniester.

Ajo me këtë rast e ka përmendur një deklaratë që presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë një ditë më parë përkitazi me këtë rajon, e i cili ka thënë se popullata e atij rajoni, e kanë të drejtën që të vendosin për fatin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat