Turqi: Gul shprehet kundër ndërrimit të pozitës me Erdoan

Bota

Turqi: Gul shprehet kundër ndërrimit të pozitës me Erdoan

Më: 18 prill 2014 Në ora: 18:19

Presidenti i Turqisë Abdullah Gul e ka mohuar se do të kandidohet për kryeministër gjatë zgjedhjeve të ardhshme ku kryeministri aktual pritet që të kandidojë për postin e presidentit të Turqisë.

Teksa ka folur para gazetarëve në krahinën perëndimore në Kutahia, Gul ka thënë se një model i ngjashëm me atë të Rusisë, ku presidenti dhe kryeministri do ti ndërronin pozitat, nuk do të ishte “i përshtatshëm” për një demokraci.

Kryeministri aktual i Rusisë Dmitry Medvedev e kishte zëvendësuar Vladimir Putinin si president në vitin 2008 derisa Putini kishte marrë postin e kryeministrit.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdoan, pritet që të kandidojë për president gjatë zgjedhjeve të gushtit.

Presidenti Gul është bashkëthemelues dhe aleat i ngjushtë me kryeministrin Erdoan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat