Yatsenyuk e Turchynov flasin për ndryshimet kushtetuese

Bota

Yatsenyuk e Turchynov flasin për ndryshimet kushtetuese

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:51

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk dhe ushtruesi i detyrës së presidenti Oleksandr Turchynov, kanë folur sot për ndryshimet kushtetuese që duhet ti bëjë Ukraina.
Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, sipas Yatsenyuk, qeveria e tij e ka në plan që të përfshijë edhe decentralizimin e pushtetit me ç’rast do të forcohet pushteti i rajoneve të Ukrainës dhe i këshillave lokalë.
Me ndryshimet kushtetuese, gjuha ruse, sipas Yatsenyuk, do ta ketë një status të veqantë si dhe do të parashihen garancitë për ta mbrojtur atë.
Yatsenyuk bëri thirrje për unitet kombëtar ndërsa e ka ftuar popullin e tij që të përmbahet nga dhuna.
Yatsenyuk i bëri thirrje parlamentit të vendit që ta miratojë një projekt-ligj, sipas të cilit do të amnistohen të paraburgosurit që janë arrestuar gjatë protestave në pjesën lindore të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat