"Mission impossible" për ushtrinë ukrainase

Bota

"Mission impossible" për ushtrinë ukrainase

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:21

Ishte thuajse një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë ukrainase të tranzicionit për të demonstruar forcën në lindje të Ukrainës: Tanket morrën rrugën drejt rajoneve të krizës në lindje të vendit, helikopterë ushtarakë qarkulluan mbi qytetet me trazira. Por pak pas fillimit të të ashtuquajturit "aksioni kundër terrorit" kundër separatistëve pro-rusë, ishin imazhe krejt të tjera ato që ilustruan edicionet e lajmeve: Ato tregonin ushtarë, të cilët qëndronin thuajse të pashpresë mbi tanke të rrethuar prej pjesëve të popullsisë lokale, që i pengonin ata të vazhdonin rrugën. Gjithashtu u shtuan lajemt për pjestarë të ushtrisë, që menjëherë derzertonin duke kaluar në anën e separatistëve. Në vend që ta verë gjendjen nën kontroll, duket se qeverisë tranzicionit i ka humbur tërësisht kontrolli ndaj rajoneve lindore. "Unë besoj, se qeveria me këtë operacion kundër terrorit i ka mbivlerësuar mundësitë e veta" - thotë Kyryl Savin, drejtues i përfaqësisë së fondacionit Heinrich-Böll në Kiev - "dhe tani ne mund ta shohim rezultatin."

Ndërrim i kahut apo dorëzim?
Sipas Kyryl Savin, si ukrainasit, ashtu edhe ushtarët janë jashtëzakonsiht të mbingarkuar me situatën. "Këto janë njësi krejt normale ushtarake, të cilat nuk janë kualifikuar për të shkuar në luftë dhe për ta luftuar me çdo mejt kundërshtarin", vë në dukje politologu në intervistë për DW. "Për këta ushtarë është një sfidë mjaft e madhe, kur papritur para tankeve ndodhen qindra civilë, ndër ta edhe gra e fëmijë." Për ta përballuar këtë, shumë prej tyre përballen me çështjen e pazgjidhme: mos vallë vërtetë duhet t'i kundërvihemi popullit tonë?
Konflikti ashpërsohet edhe më shumë për faktin, se qeveria e tranzicionit në Kiev është përpjekur që në operacione të angazhojë njësi nga rajonet lindore ose nga ato të Ukrainës qendrore - "në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se grupe nacionaliste nga pjesa perëndimore duhet të kujdesen për rendin", thotë Savin. Por pikërisht tek ushtarët nga këto rajone janë edhe më të mëdha konfliktet e luajalitetit: Ndaj politologu nuk do që t'i cilësojë ata patjetër si ushtarë që ndërrojnë kahun: "Shumë e dorëzojnë armën vullnetarisht dhe zhduken. Kjo nuk do të thotë se e zbut gjendjen mjaft të vështirë."

Popullsi e përçarë dhe komando ushtrie e përçarë
Edhe Evald Böhlke nga qendra Berthold-Beitz në Berlin nuk sheh asnjë arsye, për ta mbivlerësuar problemin e forcave lokale të rendit, të cilat ndërrojnë kahun: "Parimisht në situata kthesash ka gjithmonë të tillë që kalojnë në krahun tjetër - e më pas njerëzit gjejnë vetveten rishtazi." Në intervistë për edicionin qendror të lajmeve të kanalit gjerman ARD "Tagesschau" eksperti për Europën Lindore tërheq vëmendjen, që të mos lejohet manipulimi: Eshtë një kalkulim i separatistëve, që përmes njoftimeve për ushtarë që ndryhsojnë kahun të rrisin akceptancën në lindje të Ukrainës. "Por tek ne nuk duhet të krijohet një përfytyrim i gabuar, vetëm sepse disa qidnra oficerë apo policë kanë kaluar në krahun e separatistëve, kjo od të thotë se e gjithë lindja e Ukrainë spo marshon drejt Rusisë." Popullsia ukrainase, sipas ekspertit, është e ndarë të tri grupe: "Njëri grup përfaqëson nacionalizmin në Ukrainën perëndimore. Grupi rusishtfolës, që dëshiron bashkimin me Rusinë. Por shumica më e madhe e popullsisë do sovranitetin e Ukrainës."
Si popullsia edhe ushtria ukrainase është e ndarë në pjesë: Sipas përfaqësuesit të fondacionit Böll në Keiv, Kyryl Savin kjo prek veçanërisht komandën e ushtrisë: "Kryesisht oficerët nga linjda janë të pavendosur. Ata shohin, se qeveria e Kievit është e dobët, ata shohin, se në ç'mënyrë amatoreske u organizuan dhe u zbatuan aksionet kundër terrorit - dhe shumë thjeshtë besojnë, që ata nuk mund ta vendosin dot situatën nën kontroll. Konform kësaj gjendjeje ata sabotojnë ose dorëzojnë armët."

Por a është qeveria në gjendje që me një ushtri kaq të demoralizuar të ruajë monopolin e pushtetit? Si shumë tjerë edhe Kyryl Savin ka dyshime. Sepse ushtrisë i duhet të përballet jo vetëm me konfliktin e luajalitetit, por edhe me gjendjen e keqe tenike të saj. Armatimet janë kryesisht prej arsenalit të kohës së Bashkimti Sovjetik, prej vitesh makineritë nuk janë ripërtërirë.
Edhe personeli është lënë pasdore prej shtetit ukrainas, mendon Kyryl Savin: "Në Ukrainë prej kohësh ushtria nuk gëzon më reputacion. Oficer ose ushtar bëhet ai që nuk mund të gjejë asnjë punë tjetër." Ukraina ka si rrjedhojë rreth 200.000 ushtarë, tek të cilët realisht ajo nuk mund të mbështet.
Me paaftësinë për t'iu kundërvënë me efikasitte separatistëve, qeveria pagoi tani faturën e hakmarrjes për poliitkën e gabuar të së shkuarës, thekson Savin. Afatshkurtër ai nuk sheh ndonjë mundësi, që diçka të mund të ndryshojë: "E shumta mund të bëhet përpjekje që të aftësohen disa njësi speciale - e paskëtaj të shpresohet që ato t'i kryejnë si duhet detyrat."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat