Vriten dy fëmijë nga granata në Kirgizi

Bota

Vriten dy fëmijë nga granata në Kirgizi

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:11

Në Kirgizi, dy djem nën moshën 10-vjeçare janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, pasi kanë shpërthyer aksidenatlisht një granatë dore, që kanë gjetur pranë kufirit me Taxhikistanin.
Autoritetet lokale thonë se granata mund të ketë mbetur atje qysh nga konflikti i vitit 1999-2000 në rajonin Batken, kur anëtarë të Lëvizjes Islamike të Uzbeskistanit kanë sulmuar jugun e Kirgizisë.
Presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev, u ka shprehur ngushëllime prindërve dhe ka urdhëruar ndihmë financiare për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat