Pro-rusët s’ndjehen të obliguar me marrëveshjen e Gjenevës

Bota

Pro-rusët s’ndjehen të obliguar me marrëveshjen e Gjenevës

Më: 18 prill 2014 Në ora: 14:07

Radikalët pro-rusë, që kanë uzurpuar ndërtesat zyrtare në lindje të Ukrainës, kanë thënë se do t’i lirojnë ato vetëm nëse qeveria pro-perëndimore në Kiev jep dorëheqje.

Denis Pushilin, udhëheqës i vetëdeklaruar i radikalëve në Donjeck, u ka thënë gazetarëve se grupi i tij nuk është i obliguar me marrëveshjen midis Rusisë dhe Ukrainës për çarmatosje dhe lirim të ndërtesave të pushtuara.

Marrëveshja është arritur të enjten në Gjenevë dhe negociatat për të kanë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Raportet e sotme të mediave lokale thonë se asnjëra ndërtesë e okupuar në lindje të Ukrainës, nuk është liruar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat