Arrin në nëntë numri i të vdekurve në Everest

Bota

Arrin në nëntë numri i të vdekurve në Everest

Më: 18 prill 2014 Në ora: 12:01

Zyrtarët në Nepal thonë se numri i të vdekurve nga një ortek që ka goditur një grup të udhërrëfyesve lokalë në malin Everest, ka arritur në nëntë.

Sipas tyre, pesë të tjerë janë shpëtuar.

Viktimat kanë shkuar mëngjesin e sotëm në zonë për të rregulluar litarët për alpinistët.

Ky është aksidenti më vdekjeprurës në historinë e alpinizmit modern, i cili ndodh në majën më të lartë në botë.

Maja në malin Everest ndodhet në lartësi prej 8,850 metrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat