Kore J.: Merret në pyetje ekuipazhi i anijes së mbytur

Bota

Kore J.: Merret në pyetje ekuipazhi i anijes së mbytur

Më: 18 prill 2014 Në ora: 10:19

Hetuesit në Korenë e Jugut janë duke marrë në pyetje ekuipazhin e anijes, e cila është mbytur dy ditë më parë, duke lënë rreth 270 njerëz ende të zhdukur.

Anija ka pasur 470 njerëz në bord, kur është mbytur në bregdetin jugperëndimor të Koresë së Jugut, më 16 prill.

Së paku 28 njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 179 janë shpëtuar.

Shumica e pasagjerëve kanë qenë nxënës të shkollës së mesme.

Hetuesit kanë thënë se kapiteni nuk ka qenë pranë timonit në kohën e mbytjes së anijes.

Dëshmitarët kanë thënë se kapiteni dhe disa anëtarë të ekuipazhit kanë lënë anijen, ndërsa pasagjerët janë udhëzuar të mbesin në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat