Turqia zgjeron fuqinë e shërbimit sekret

Bota

Turqia zgjeron fuqinë e shërbimit sekret

Më: 18 prill 2014 Në ora: 07:34

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj, i cili rrit fuqinë e shërbimit kombëtar të inteligjencës.

Parlamenti ka miratuar ligjin të enjten, pas një debati të nxehtë, gjatë të cilit partitë opozitare kanë argumentuar se ligji do ta kthejë Turqinë në një shtet të mbikëqyrjes.

Ligji i ofron Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Turqi mundësinë për të nisur operacione të fshehta dhe i garanton asaj qasje më të gjerë në të dhënat personale të qytetarëve.

Ligji po ashtu parasheh dënime me burgim për publikimin e dokumenteve sekrete.

Ky është hapi i fundit i kryeministrit Recep Tayyip Erdogan që forcon kontrollin e tij mbi agjencitë shtetërore.

Ligji duhet të miratohet nga presidenti para se të hyjë në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat