Ghani premton pajtim me komandantë e luftës

Bota

Ghani premton pajtim me komandantë e luftës

Më: 18 prill 2014 Në ora: 07:08

Kandidati për president të Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se nëse zgjidhet, ai do të formojë një qeveri të untetit kombëtar, e cila do të përfshijë disa prej ish-komandantëve të diskutueshëm të vendit.

Ghani, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ai nuk do të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krime lufte, porse do të mundohet për “pajtim të vërtetë”.

Teknokrati i shquar ka thënë se vendi nuk duhet të bllokohet në të kaluarën, e cila pengon të ardhmen.

Ghani ka thënë se nëse zgjidhet, qeveria e tij do të forcojë sundimin e ligjit dhe do të vendosë një sistem ekonomik, i cili do të zvogëlojë varësinë e vendit nga ndihmat.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan janë mbajtur më 5 prill, ndërsa rezultatet preliminare priten më 24 të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat