Në Gjenevë nisin bisedimet për Ukrainën

Bota

Në Gjenevë nisin bisedimet për Ukrainën

Më: 17 prill 2014 Në ora: 12:26

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nisur bisedimet në Gjenevë, në përpjekje për të qetësuar krizën në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, homologu i tij ukrainas, Andriy Deshchysta, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, janë ulur bashkë në tryezën e bisedimeve.

Pasi ka arritur në Gjenevë, ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchystsya, ka thënë se do të kërkojë nga Moska që të ndalojë mbështetjen për “aktivitetet terroriste” në vendin e tij dhe të tërheqë trupat nga kufiri.

Deshchystsya ka thënë se Kievi është i gatshëm të bisedojë me Moskën, por ka theksuar se Ukraina nuk ka të drejtë t’i diktojë Ukrainës se si të udhëheqë me vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat