McCain në Moldavi, kritikon Perëndimin për përgjigjen ndaj Rusisë

Bota

McCain në Moldavi, kritikon Perëndimin për përgjigjen ndaj Rusisë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 11:42

Senatori amerikan John McCain po qëndron sot në kryeqytetin moldav, Chisinau.

McCain gjatë vizitës së tij në Moldavi, ka bërë thirrje që Moldavia dhe Gjeorgjia të integrohen sa më shpejt në strukturat e NATO-s, me qëllim që Rusia të mos veprojë edhe në rajonin moldav të Transdniesterit sikurse në Ukrainë.

Transdniesteri e ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990.

Pavarësia e këtij rajoni, nuk është njohur nga asnjë vend.

Brenda këtij territori gjenden rreth 1 mijë e 400 trupa ruse.

Teksa ka folur një ditë më parë në Vilnius, McCain e ka përshkruar reagimin e Perëndimit ndaj veprimeve ruse në Ukrainë, si “reagim thause qesharak”.

Ai ka shtuar se për ta mbajtur Kremlinin nën kontroll, nevojitet një qëndrim më i ashpër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat