Gjeorgji: Lirohen tre gazetarët e arrestuar nga autoritetet ruse

Bota

Gjeorgji: Lirohen tre gazetarët e arrestuar nga autoritetet ruse

Më: 17 prill 2014 Në ora: 07:50

Tre gazetarët gjeorgjianë të cilët janë arrestuar dy ditë më parë në afërsi të vijës afministrative me rajonin seperatistë të Osetisë Jugore, janë liruar.

Shërbimi për medja në Osetinë e Jugut ka bërë me dije se tre gazetarët “si shenjë e vullnetit të mirë” janë liruar, pa i paguar gjobat.

Kanali televiziv TV3 në Tbilisi, ka bërë me dije se gazetari i tyre Bela Zakaidze, kameramani Vakhtang Lekiashvili si dhe tekniku i transmetimit Mikheil Mikhoev, janë ndaluar nga forcat ruse pasditen e 15 prillit.

Të tre personat, po punonin një raport që kishte të bënte me përpjekjet e forcave ruse për zhvendosjen e mëtutjeshme të kufinjëve në zonat gjeorgjiane.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Osetinë e Jugut RES, ka bërë me dije se të tre personat janë arrestuar për shkak se “e kanë shkelur kufirin shtetëror”.

Rusia ka trupa në Osetinë Jugore dhe në rajonin tjetër seperatistë të Gjeorgjisë, Abkhazia.

Moska ka njohur të dyja rajonet si shtete të pavarura, pas një lufte të shkurtë në gusht të vitit 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat