Papunësia në Britani bie në nivelin 6.9 për qind

Bota

Papunësia në Britani bie në nivelin 6.9 për qind

Më: 17 prill 2014 Në ora: 07:24

Zyra Kombëtare e Statistikave në Britani publikoi të mërkurën se që nga dhjetori i vitit 2013 deri në shkurtin e këtij viti, përqindja e papunësisë u regjistrua në nivelin 6.9 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit.

Sipas të dhënave, nga dhjetori i vitit të kaluar deri në shkurtin e këtij viti, numri i të papunëve në Britani ishte 2.24 milionë, 77 mijë më pak se tremujori paraardhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat