Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se trazirat në Ukrainën lindore, mund të destabilizojnë tërësisht shtetin e Ukrainës.
Ndihës sekretari i përgjithshëm për të drejtat e njeriut Ivan Somonovic, këto komente i ka bërë teksa i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Simonovic e ka diskutuar raportin e fundit të OKB-së për të dtejtat e njëriut, i cili është i fokusuar në Ukrainë.
Raporti thekson se armatosja e protestuesve në lidje të Ukrainës duhet të marrë fund si dhe të nisë një dialog gjithpërfshirës, i qëndrueshëm e kuptimplotë.
Raporti hedhë poshtë pretendimet ruse, se pakicat etnike ruse në rajonet ukrainase, kanë qenë të sulmuara.
Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin, e ka vlerësuar raportin si të njëanshëm.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Pamantha Power e ka akuzuar Moskën për nxitje të situatës atje.
Ambasadori i Ukrainës Yuriy Sergeyev, ka bërë me dije se vendi i tij ka nevojë që të pastrohet nga veprimet e së kaluarës përfshirë edhe korrupsionin, por për të ndodhur kjo ai ka thënë se “Rusia duhet të na lerë të qetë”.