Tragjedia në Korenë J., familjarët mes shpresës dhe zëmërimit

Bota

Tragjedia në Korenë J., familjarët mes shpresës dhe zëmërimit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 18:53

Familjarët e persomnave që ende nuk dihet për fatin e tyre si rezultat i përmbysjes së anijes në Korenë e Jugut, janë në ankth e në pritje të informacioneve për më të dashurit e tyre.

Ende nuk dihet për fatin e rreth 300 personave nga gjithjsej 462 të tillë sa ishin në anijen e cila është nisur mbrëmë vonë nga porti Incheon për në ishullin Jeju.

340 nga numri i përgjithshëm i pasagjerëve në këtë anije tashmë të përmbysur, janë nxënës të një shkolle në Sewol.

Operacionet e kërkimit janë duke vazhduar edhe tashmë kur në atë pjesë ka rënë terri .

Familjarët siç raporton agjencia Reuters, gjenden në mes të shpresës, zemërimit dhe dëshprimit duke u lutur për të afërmit e tyre që kanë qenë brenda anijes e cila tashmë është zhytur nën ujë thuajse tërësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat