Autobusi përplaset me kamionin, 48 të vdekur

Bota

Autobusi përplaset me kamionin, 48 të vdekur

Më: 16 prill 2014 Në ora: 18:52

48 persona të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të ndodhur në Togo.

Një autobus është përplasur me një kamion dhe më pas ka përfunduar në greminë. Si pasojë e aksidentit vetëm 3 prej pasagjerëve kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime, përveç viktimave edhe 15 personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë.

Të mbijetuarit kanë thënë se shkak i aksidentit është bërë problemi që kishte me dritat kamioni, pasi i kishte të ndezur vetëm njërën prej tyre.

Rreth 300 persona kanë humbur jetën që nga janari në Togo si pasojë e aksidenteve rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat