Përkujtohet tragjedia e maratonës së Bostonit

Bota

Përkujtohet tragjedia e maratonës së Bostonit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:20

Dëshmitarë të ngjarjes tragjike, anëtarë të familjeve që humbën njerëzit dhe politikanë të ndryshëm morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 1 vjetorit të tragjedisë që përshiu maratonën e Bostonit.

Rreth 2500 të pranishëm mbushën sallën “Hynes Convention Center” për të sjellë sërish në kujtesë ato momente ku humbën jetën tre persona, dhjetra të tjerë u plagosën dhe një botë e tërë u trondit nga sulmi me bombë në maratonën e Bostonit. Zv/presidenti amerikan, Joe Biden u shpreh se kurajoja që kanë tregua të mbijetuarit, të cilët nuk e humbën shpresën edhe pas atij momenti që ndryshoi përgjithmonë jetën e tyre. Biden inkurajoi gjithashtu edhe 36 mijë njerëzit që kanë planifikuar të marrin pjesë në maratonën e planifikuar për këtë vit.

“Kurajoja që keni treguar është e pabesueshme. Ju jeni një shembull inspirues për të gjithë vendin dhe ata që kanë përjetuar tragjedi të tilla. Ata ju shikojnë dhe ju qëndrojnë pranë. Amerika nuk do të dorëzohet kurrë. Ne jemi Boston, ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne përgjigjemi dhe ne rezistojmë”.

Pas ceremonisë përkujtimore, shumë prej të pranishmëve dolën jashtë për të ndjekur edhe një herë itinerarin e finishit të garës ku bombat tronditën pjesëmarrësit një vit më parë. Flamuj të shumtë rrethuan sheshin, ndërsa mësohet se edhe disa prej të plagosurve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në maratonën që starton pas një jave. Ndërkohë, policia njofton arrestimin e një personi pasi la një çantë të dyshimtë në finishin e maratonës, por për momentin nuk ka shumë të dhëna rreth kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat