Putin: Ukraina “buzë luftës civile”

Bota

Putin: Ukraina “buzë luftës civile”

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:29

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se Ukraina gjendet “buzë luftës civile”.
Presidenca ruse ka thënë se këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për situatën në Ukrainë.
Këto komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të këtij vendi, ku separatistët prorusë, në nëntë qytete, i kanë okupuar ndërtesat qeveritare dhe kapacitetet e tjera.
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se baza në Kramatorsk ishte “çliruar”.
Sipas raporteve, një tjetër operacion “anti-terror” po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjanks, megjithqë ende ka shumë pak detaje.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar përgjigjen e autoritetever të Ukrainës ndaj situatës “së paqëndrueshme” në pjesën lindore, si të “rregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat