Nigeri, dhunohen rreth 100 vajza

Bota

Nigeri, dhunohen rreth 100 vajza

Më: 15 prill 2014 Në ora: 23:44

Rreth 100 vajza janë abuzuar seksualisht në ambientet e shkollës së tyre në veri-lindje të Nigerisë, nga militantët islamikë të Boko Haram.

Grupi islamik ka përshkallëzuar së fundi sulmet në rajon, teksa lideri i tyre publikoi një video muajin e kaluar, nëpërmjet të cilës kërcënonte se do të merrte peng vajzat nëpër shkolla.

Sulmi ka ndodhur Shkollën e Mesme Qeveritare për Vajza në Chibok, rreth 130 km në perëndim të Maiduguri-t, natën e së hënës, teksa studentet ishin duke fjetur nëpër konviktet e tyre.

Më pas, të armatosurit i vunë flakën shtëpive dhe bizneseve në shtetin e Bornos, përpara se të arratiseshin me vajzat e marra peng, thanë dëshmitarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat