Ndahet çmimi Pulitzer

Bota

Ndahet çmimi Pulitzer

Më: 14 prill 2014 Në ora: 23:29

Çmimi më i rëndësishëm për gazetarinë “Pulitzer” i është dhënë dy gazetave; prestigjiozes amerikane “Washington Post” dhe asaj britanike “The Guardian” për shkrimet mbi përgjimet e NSA-së, mbështetur në dokumentet e siguruara nga ish-nëpunësi i Cia-s Edward Snowden.
Komiteti “Pulitzer” argumentoi se “The Guardian” ndihmoi përmes raportimit agresiv të nxiste debatin për marrëdhëniet mes qeverise dhe publikut, për çështjet e sigurisë dhe privatësisë”. Ndërsa për “Washington Post” theksoi “shkrimet që mbanin vulën autoritare dhe depërtuese ndihmuan publikun të kuptojë se si zbulimi përshtatet në kornizën e madhe të sigurisë kombëtare”.

Mes fituesve të çmimit më të madh në gazetarinë amerikane ishte “Boston Globe”, në kategorine“breaking news”, për sulmet me bomba në maratonën e Bostonit dhe gjurmimin e të dyshuarve. Për raportimin ndërkombëtar u vlerësuan dy gazetarë të agjencisë së lajmeve “Reuters”; Jason Szep dhe Andrew R.C. Marshall për “raportimin kurajoz për persekutimin e dhunshëm të Rohingias, pakicës myslimane në Mianmar, që në përpjekje për t’u larguar nga vendi, bie viktimë e rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore”. Ndërsa Taylor Hicks i “New York Times” fitoi foto-lajmin e fundit për sulmin terrorist në qendrën tregtare Ëestgate në Kenia.
Çmimi “Pulitzer” jepet nga Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Columbias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat