Ukrainë: Ka dëshmi për përzierjen e Rusisë

Bota

Ukrainë: Ka dëshmi për përzierjen e Rusisë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 17:45

Ministri i jashtëm i përkohshëm i Ukrainës, Andriy Deshchytsya, thotë se Ukraina ka dëshmi për përzierjen e Rusisë në trazirat separatiste në pjesën lindore të këtij vendi.
Gjatë një deklarate për Radion Evropa e Lirë, redaksia për Ukrainën, ai theksoi se dëshmia është e “bazuar në disa elemente”.
Sipas tij, separatistët janë të armatosur me armë që përdoren nga ushtria ruse, ata kanë uniforma të njejta, që ishin përdorë nga trupat ruse kur e okupuan Krimenë e Ukrainës, dhe ata, poashtu, e shfrytëzojnë rusishten gjatë komunikimeve.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, poashtu, e kanë akuzuar Rusinë se ka dorë në trazirat separatiste në pjesën lindore të Ukrainës.
Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat.
Mëtutje, ministri i jashtëm Deshchytsya, tha se Ukraina ka dëshmi se presidenti i përmbysur, Viktor Yanukovich, ka ndihmuar në financimin e kryengritjes, por nuk ka dhënë detaje.
Yanukovich ishte larguar në Rusi, pas ishte përmbysur në fund të muajit shkurt, për shkak të protestave tremuajshe proevropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat