Armeni: Kryeministër i ri, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Bota

Armeni: Kryeministër i ri, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 14 prill 2014 Në ora: 14:18

Kryeministri i ri i Armenisë, Ovik Arbaamian, sot e ka filluar punën si shef i qeverisë së këtij vendi, pasi paraardhësi i tij, Tigran Sarkisian, ka dhënë dorëheqje para më tepër se 10 ditëve.
Dorëheqja e tij u bë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Armenisë se reforma pensionale, që ishte nismë madhore e kabinetit Sarkasian, ishte jokushtetuese dhe duhet të ndryshoj.
Kjo reformë kishte nxitur demonstrata masive, ndërsa protestuesit akuzonin se ligji i ri nuk do të garantonte të ardhura përkaktëse për të punësuarit pas pensionimit.
Kryeministri i ri, Ovik Abraamian, është pjesë e udhëheqjes së Partisë Republikane të Armenisë, që e udhëheq qeverinë e këtij vendi. Më parë ai ishte kryetar i Parlamentit të Armenisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat