Ukraina paralajmëron masa kundër elementëve ekstremistë

Bota

Ukraina paralajmëron masa kundër elementëve ekstremistë

Më: 13 prill 2014 Në ora: 08:13

Ukraina i ka cilësuar sulmet e djeshme nga elementë pro-rusë në pjesën lindore të vendit një “akt agresioni të jashtëm ekstrem” nga Rusia dhe thekson se zyrtarët e sigurisë po përgatiten të vënë në zbatim “një plan veprimi në përgjigje të situatës”.
Komentet e forta nga Ministri i Brendshëm Arsen Avakov u publikuan në faqen e tij në Facebook, pak pasi ekstremistë të armatosur morën nën kontroll zyrat e policisë në qytetet Donetsk dhe Kramatorsk, kryesisht me popullsi ruse.
Dëshmitarët, thonë se zyrat në Kramatorsk u uzurpuan pas një beteje me armë zjarri, por nuk ka pasur njoftime për të lënduar në njerëz.
Uzurpimi i zyrave të policisë në Donetsk detyroi shefin e policisë të japë dorëheqjen.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalë të gjitha përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat