Protesta në Turqi kundër dënimeve me vdekje në Egjipt

Bota

Protesta në Turqi kundër dënimeve me vdekje në Egjipt

Më: 13 prill 2014 Në ora: 00:34

Një parullë me emrat e 529 të dënuarve me vdekje në Egjipt është shpalosur në Stamboll. Shenjë solidariteti kjo e një pjese të shoqërisë turke me opozitën islamike në Kajro. Ata që kanë manifestuar kundër grushtit të shtetit në Egjipt janë rikthyer në shesh për të protestuar këtë herë kundër ekzekutimeve me vdekje duke i kërkuar autoriteteve që të anulojnë vendimin. Dënimi është marrë për dhunën e muajit gusht vitin e kaluar gjatë manifestimeve kundër rrëzimit nga pushteti të ish presidentit Mohamed Morsi. Në protestën në Turqi kanë marrë pjesë shumë gra në shenjë të solidaritetit human por dhe të një qëndrimi politik që kërkon ndër të tjera dhe largimin nga vendi të gjeneralit al Sisi që ka kandiduar për president. Manifestuesit kërkojnë që anëtarët e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt të mos ekzekutohen. Shumë prej tyre janë shprehur optimist se vendimi për ekzekutimin e tyre mund të anulohet. Kërkesa për modifikimin e dënimit me vdekje ndaj 529 egjiptianëve mbështetet edhe nga forcat poltike turke. Një deklaratë e përbashkët është firmosur nga përfaqësuesit e të gjitha partive të pranishme në parlamentin turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat