Abbott, kërkimet për avionin do të marrin kohë

Bota

Abbott, kërkimet për avionin do të marrin kohë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 22:52

Kryeministri australian Tony Abbot tha sot se ka të ngjarë që do të duhet një kohë e gjatë për të gjetur avionin malajzian i cili u zhduk pesë javë më parë.

Ai u tha gazetarëve se zona e kërkimit është zvogëluar shumë, por përpjekjet për të gjetur diçka rreth pesë kilometra nën sipërfaqen e Oqeanit Indian, një mijë kilometra larg tokës, kërkojnë një punë të konsiderueshme.

Sot nuk u dëgjuan sinjale të reja nënujorë nga avioni i humbur ndërsa kërkimet për kutinë e tij të zezë vazhdojnë.

Zoti Abbot tha sot, ditën e fundit të vizitës së tij në Kinë, se ende ka shumë besim se sinjalet e kapura nga kërkuesit janë nga avioni i Malaysia Airlines, por ende mbeten shumë vështirësi.

Udhëheqësi australian informoi presidentin kinez Xi Jinping dje mbi statusin e kërkimit. Rreth dy të tretat e pasagjerëve në bord ishin kinezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat