Ukrainë: Shefi i policisë rajonale dha dorëheqje

Bota

Ukrainë: Shefi i policisë rajonale dha dorëheqje

Më: 12 prill 2014 Në ora: 18:05

Shefi i policisë rajonale në qytetin lindor ukrainas, Donjeck, Kostyantyn Pozhydayev, ka dhënë sot dorëheqje për shkak të protestave proruse në këtë qytet.
Ai tha se ishte i detyruar të paraqes dorëheqje nga ana e aktivistëve prorusë.
Afro një mijë protestues e rrethaun sot selinë e policisë në Donjeck para se ta okuponin.
Raportohet se aktivistët prorusë i kanë okupuar ose kanë depërtuar me forcë në ndërtesat zyrtare qeveritare në qytetet Sllovjansk, Krasni Liman dhe Krahmatorsk, në rajonin e Donjeckut.
Protestuesit po kërkojnë referendum për të vendosur për federalizimin e Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat