Tjetër hipotezë për zhdukjen e avionit malajzian

Bota

Tjetër hipotezë për zhdukjen e avionit malajzian

Më: 12 prill 2014 Në ora: 17:26

Teksa në Oqeanin Indian vijonë kërkimet për kutitë e zeza të avionit boing 777 që u zhduk që prej 8 Marsit, një version i ri ka nisur të qarkullojë në mediat ndërkombëtare për fluturimin misterioz dhe fatin e 239 pasagjerëve. Burime që i referohen shërbimeve sekrete ruse dhe që janë publikuar në gazetën Daily Star hedhin dyshime se avioni nuk është rrëzuar siç pretendohet nga autoritetet malejziane por është rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar.

Ata e kanë orientuar avionin drejt Afganistanit ku dhe sipas gazetës aty ka bërë uljen e fundit. 239 pasagjerët pretendohet se janë të gjallë dhe jetojnë të veçuar në grupe. Madje në shkrim thuhet se 20 prej pasagjerëve janë transferuar në Pakistan. Sipas gazetës këtë version e përforcon edhe më shumë fakti që një prej pilotëve kishte tentuar të bënte disa telefonata gjatë fluturimit, ndonëse është ende e paqartë se me kë po mundohej të komunikonte.

Për zhdukjen misterioze të avionit boing 777 ka patur disa hipoteza, njëra prej të cilave ajo e rrëzimit me raketa prej bazës amerikane diego Garcia në Oqeanin Indian, megjithatë asnjë e dhënë e gjetur deri më tani nuk po arrin të vërtetojë se çfarë ka ndodhur me avionin e ngritur nga Kuala Lumpuri.

Ndërkaq në terren vijojnë kërkimet për gjetjen e kutive të zeza pas sinjaleve të çuditshme të kapura nga satelitët në oqeanin Indian. Kryeministri i Autralisë është shprehur i bindur se sinjalet u përkasin kutive të zeza të avionit boing.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat