Krye-diplomati turk kritikon komunitetin ndërkombëtar për dështimin në Siri

Bota

Krye-diplomati turk kritikon komunitetin ndërkombëtar për dështimin në Siri

Më: 12 prill 2014 Në ora: 16:34

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për dështimin e tyre për të ndëshkuar sulmin kimik në Damask të Sirisë.
Davutoglu, i cili po merr pjesë në një takim në Japoni mbi mos përdorimin e armëve bërthamore, akuzoi regjimin sirian për përdorimin e tyre në gusht të vitit të kaluar.

"Foto të ngjashme të cilat i kemi parë në Hiroshimë, janë parë vitin e kaluar në Damask. Aty janë vrarë shumë fëmijë, e megjithatë bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka reaguar në mënyrën e duhur.

Më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë në gusht të vitit 1945 në Hiroshima, në fazat e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa më 21 gusht, 2013 u përdorën armët kimike në periferi të Damaskut, duke vrarë mbi 1,400 njerëz. Opozita siriane dhe Perëndimi kanë fajësuar regjimin sirian për sulmin.

Davutoglu tha se fuqitë bërthamore duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për të parandaluar vrasjet e tilla masive. Ai kritikoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dështimin e tyre.

Më shumë se 100.000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit të vazhdueshëm trevjeçar në Siri, i cili edhe ka zhvendosur më shumë se 6.5 milion njerëz. /mesazhi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat