Vladimir Putinit i zvogëlohen të ardhurat

Bota

Vladimir Putinit i zvogëlohen të ardhurat

Më: 11 prill 2014 Në ora: 19:28

Faqja e internetit e Kremlimin zyrtarë ka publikuar informacione në lidhje me të ardhurat e presidentirt rus Vladimir Puutin dhe ato të kryeministrit Dmitry Medvedev, të cilat tregojnë se këta zyrtarë rusë kanë pasur më pak të ardhura në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012.

Bazuar në informatat e publikuara sot, Putin gjatë vitit 2013 ka marrë , 3milion e 672 mijë rubla (më shumë se 100 mijë dollarë) derisa në vitin paraprak kishte marrë edhe 2 milion e 118 mijë rubla dhe të ardhurat totale vjetore kishin qenë 5 milion e 790 mijë rubla.

Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov ka bërë me dije se në vitin 2012 Putin ishte kompensuar për pushimin e pashfrytëzuar derisa në vitin 2013 nuk ka pasur të tilla.

Edhe kryeministri Medvedev gjatë vitit 2013 ka marrë 4 milion e 259 mijë rubla që krahasuar me vitin paraprak i bie se i ka marrë 1.6 milion më pak se vitin paraprak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat