Obama cakton sekretaren e re për shëndetësi

Bota

Obama cakton sekretaren e re për shëndetësi

Më: 11 prill 2014 Në ora: 18:52

Udhëheqësja e financave në Departamentin amerikan Sylvia Mathews Burwell, është emëruar Sekretare e shëndetësisë dhe burimeve njerëzore pas dorëheqjes së Kathleen Sebelius.

Teksa ka folur sot në Uashinton, presidenti Barak Obama ka shfaqur shpresën se edhe Senati do ta votoj Burqell, ngase ajo kishte marrë votat unanime tw Senatit për postin e saj të deritashëm.

Sekretarja amerikane e shëndetësisë, Kathleen Sebelius, ka dhënë dorëheqje, pas lansimit problematik të ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Barack Obama.
Ligji është karakterizuar me probleme teknike dhe vonesa.

Sebelius ka qenë sekretare e shëndetësisë prejse Obama ka marrë detyrën në vitin 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat