Familja: Bon Levinson u zhduk se punonte për CIA

Bota

Familja: Bon Levinson u zhduk se punonte për CIA

Më: 11 prill 2014 Në ora: 18:35

Familjes së Bon Levinson, i cili u zhduk nga Irani, shtatë vje më parë, i’u dashtë shumë kohë për të mësuar se ai punonte për CIA.
Ajo u zbulua, kur qeveria amerikane i njoftoj për këtë, andaj ata besojnë se ky mund të jetë çelësi i kthimit të tij në shtëpi.

Anëtarët e familjes së Levinson, në një intervistë për CNN, kanë akuzuar SHBA-të se kanë dështuar t’a gjejnë amerikanin e zhdukur, dhe kanë kërkuar që kjo të bëhet shpejt, në mënyrë që sipas tyre, të mos jetë vonë për këtë.

Ata thonë se ka ardhur koha që qeveria, të flas publikisht për rastin e Levinson.

Zyrtarisht SHBA-të, kanë mohuar se Levinson ka punuar për qeverinë, derisa thonë se prioriteti primar i tyre është kthimi i tij në shtëpi.

Bob Levinson, tani 65 vjet, shkoi në Iran në një mision hulumtues lidhur me korrupsionin e zyrtarëve iranian, sipas një e-mail-i nga familja e tij.

Ai u zhduk pas arritjes atje dhe nuk dihet asgjë rreth tij, që nga paraqitja në një video të vitit 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat