Ligjvënësit e Krimesë miratojnë kushtetutën

Bota

Ligjvënësit e Krimesë miratojnë kushtetutën

Më: 11 prill 2014 Në ora: 12:00

Ligjvënësit separatistë të Krimesë kanë votuar për miratimin e kushtetutës së “Republikës Ruse të Krimesë”.

Të 88 deputetët që kanë qenë prezentë, kanë votuar në favor të dokumentit.

Legjislatura e Krimesë ka 100 anëtarë.

Kushtetuta e sapomiratuar thotë se Krimeja është pjesë integrale e Rusisë.

Aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Moskës, muajin e kaluar, nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për përvetësim të paligjshëm të territorit.

Kushtetuta thotë se në Krime do të ketë tri gjuhë shtetërore: ruse, ukrainase dhe ajo e tatarëve krimeanë.

Ligjvënësit krimeanë po ashtu kanë caktuar 14 shtatorin si datë për zgjedhje të reja parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat