Aksident në Kaliforni: 9 të vdekur

Bota

Aksident në Kaliforni: 9 të vdekur

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:20


Nëntë studentë kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në shtetet e Bashkuar të Amerikës. Shkak për aksidentin ka qenë një kamion, i cili është përplasur me një autobus të mbushur me studentë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, ku bëjnë të ditur se studentët po udhëtonin për të arritur një tjetër institut arsimor.

Sipas burimeve, studentët ishin nga një lice i Los Anxhelesit dhe autobusi i tyre është përplasur me një kamion të shërbimit postar FedEx.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, pranë lokalitetit Orland, në afërsi të Sakramentos, kanë qenë shokuese. Si pasojë e përplasjes së dhunshme dy automjetet kanë marrë zjarr dhe shumë studentë kanë mbetur të bllokuar.

Nga rindërtimi i parë i ngjarjes rezulton se shkak i aksidentit ka qenë kamioni, që thuhet se ka zënë papritur korsinë e kundërt duke shkaktuar një përplasje ballore me autobusin që transportonte 46 studentë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat