Gjeorgjia, marrëveshje me BE-në në qershor

Bota

Gjeorgjia, marrëveshje me BE-në në qershor

Më: 11 prill 2014 Në ora: 07:11

Ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Maia Panjikidze, ka thënë se vendi i saj do të nënshkruajë një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian në muajin qershor.

Duke folur të enjten në Berlin, në një konferencë të përbashkët për media me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier, Panjikidze ka thënë se ka siguruar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë se Gjeogjia do të jetë e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen në qershor “më së voni”.

Steinmeir ka thënë se kriza në Ukrainë nuk do të ketë ndonjë ndikim në nënshkrimin e marrëveshjes midis BE-së dhe Gjeorgjisë.

Për paktin me Gjeorgjinë dhe Moldavinë është rënë dakord në muajin nëntor, në një samit të Partneritetit Lindor që është mbajtur në Vilnius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat