Viti 2013 shumë i sigurt për aviacionin civil

Bota

Viti 2013 shumë i sigurt për aviacionin civil

Më: 11 prill 2014 Në ora: 06:59

Statistikat e publikuara të organizatës Aviation Safety Network mbi aksidentet ajrore në vitin 2013 trego- jnë për një numër rekord të ulët prej 265 viktimash të involvuara në 29 aksidente fatale.

Sipas të dhënave nga Aviation Safety Network (ASN) , viti 2013 ishte vit shumë i sigurt për aviacion- in civil. Gjatë vitit 2013, ASN ka regjistruar 29 aksidente fa- tale të kompanive ajrore, që kanë rezultuar në një numër rekord të ulët prej 265 ud- hëtarësh të vdekur.

Kështu, numri i viktimave është dukshëm më i ulët se me- satarja prej 720 fatalitetesh gjatë 10 viteve të fundit. Ak- sidenti më i rëndë gjatë vitit të kaluar ndodhi më 17 nën- tor kur një aeroplan Boeing 737 i kompanisë “Tatarstan airlines” u rrëzua sa ishte duke iu ofruar aeroportit të Kazanit në Rusi, duke shkak- tuar 50 viktima.

Nga ky numër aksidentesh në vitin 2013, vetëm 16 ishin fluturime komerciale që bartnin udhëtarë, që është pak përfundi mesatares prej 17.4 aksidentesh të regjis- truara gjatë dhjetë viteve të fundit. Numri i vogël i aksi- denteve nuk është befasi për Kryetarin e ASN-së, Harro Ranter: “Që nga viti 1997, numri mesatar i aksidenteve ajrore ka pasur rënie të vazhdueshme, sigurisht falë përkushtimit dhe përpjekje- ve të vazhdueshme për rritje të sigurisë nga organizatat ndërkombëtare si ICAO, IATA, Fondacioni për Siguri të Fluturimeve (ASN) dhe industria e aviacionit” Tri prej 29 aksidenteve të aeroplanëve (10%) janë operuar nga kompanitë ajrore të listuara në listën e zezë të Bashkimit Evropian; në vitin 2012, tri kompani që ishin në listën e zezë pësuan aksident prej 23 aksidenteve (13%) sa ndodhën në total.

Afrika vazhdon të jetë kon- tinenti më i pasigurt, duke qenë përgjegjëse për një të pestën e të gjitha aksi- denteve fatale, përderisa ky kontinent kontribuon me vetëm 3% në numrin total botëror të udhëtarëve në ni- sje. Kjo poashtu reflektohet nga fakti se vendet afrikane mesatarisht notohen me notën 4.6 (në shkallën prej 1-10) në auditimet e sigurisë së fluturimeve të ndërmarra nga Organizata Ndërkom- bëtare e Aviaconit Civil. Për më tepër, kompanitë e 14 shteteve afrikane nuk lejohet të operojnë në BE. Tri prej shteteve afrikane i kanë të ndaluara fluturimet për në SHBA.

Statistikat janë bazuar në listën e aksidenteve fatale të operuara me aeroplanë civilë me kapacitet minimal prej 14 udhëtarësh.
‘Për më shumë informata, mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të ASN-së në internet www.aviation-safety.net.

The Aviation Safety Net- work është një organizatë e pavarur me seli në Ho- landë. Është themeluar në vitin 1996. Qëllimi i organi- zatës është që të pajisë seci- lin me interes (profesional) në aviacion me informata të azhurnuara, komplete dhe të besueshme mbi ak- sidentet e kompanive ajrore dhe çështjet e sigurisë. Avia- tion Safety Network përdor informata nga burime zyr- tare.
Buletini 38 - prill 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat