Putin: Rusia mund të ndërpresë furnizimet e gazit natyror

Bota

Putin: Rusia mund të ndërpresë furnizimet e gazit natyror

Më: 11 prill 2014 Në ora: 06:57

Presidenti rus Vladimir Putin u dërgoi një letër liderëve të 18 vendeve anëtare të BE-së, përfshi këtu dhe Bullgarinë, ku paralajmëroi se Moska mund të ndërpresë furnizimet e gazit drejt Ukrainës.

Ndërkaq, Putin propozoi që Rusia dhe Brukseli të punojnë së bashku për rimëkëmbjen e ekonomisë së Ukrainës. Në qoftë se Kievi nuk paguan llogaritë e tij prej 2.2 mlrd dollarësh, gjiganti rus i gazit “Gazprom” do të jetë i detyruar për t’i ndaluar pjesërisht, ose krejtësisht, furnizimet e gazit, vë në dukje në letër presidenti rus.

Sipas ekspertëve, ndërprerja eventuale e furnizimeve të gazit për Ukrainën do ta prishë ritmin e furnizimeve edhe për konsumatorët e tjerë, ndër të cilët është edhe Bullgaria. 95 për qind e nevojave të saj për gazin natyror plotësohen pikërisht me furnizimet e Rusisë përmes Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat