Sinjale të besueshme nga fluturimi MH370

Bota

Sinjale të besueshme nga fluturimi MH370

Më: 11 prill 2014 Në ora: 06:54

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se është “shumë i bindur” se sinjalet e zbuluara gjatë kërkimeve për aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines, i përkasin kutisë së zezë së tij.

Ai i ka bërë këto komente në Shangai të Kinës.

Australia ka udhëhequr kërkimet për fluturimin MH370 prejse operacioni është zhvendosur në Oqeanin Indian.

Aeroplani është zhdukur më 8 mars, më 239 njerëz në bord, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.

Rreth dy të tretat e njerëzve në bord kanë qenë kinezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat