Rusia ndalon “Zërin e Amerikës”

Bota

Rusia ndalon “Zërin e Amerikës”

Më: 10 prill 2014 Në ora: 23:41

Radio “Zëri i Amerikës”, nuk do të transmetohet më në Rusi. Lajmin e konfirmoi drejtori i agjencisë “Rossiya Segodnya”, Dmitry Kiselyov, i cili deklaroi se Rossiya Segodnya nuk do të bashkëpunojë më me Zërin e Amerikës.
“Është sikur ata vijnë nga një botë tjetër. Ose të paktën nga një botë e cila nuk ekziston më. I konsideroj këto stacione si një postë elektronike e padëshirueshme në valët tona.” “Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e shtypit, pasi në atë stacion nuk ka asgjë origjinale”, ka deklaruar Kiselyov.
Ndalimi i “Zërit të Amerikës” në Rusi, vjen pas tensioneve të fundit që kanë përfshirë Moskën dhe Washington ne lidhje me krizën në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat